Me që thuhet se dituria nuk ka kufi, lufta për dituri duhet vazhduar deri në vdekje, sot kemi mjaftë Universitete!
Shkruan: Etem Xheladini
Të nderuar ish-punëtor të arsimit, ju mësimdhënës, që sot jeni në pension, kohën për të mos kaluar kotë, po i preferojë së pari vetës, po edhe juve, po pse jo edhe intelektualëve të profesioneve tjera të regjistrojmë ndonjë Fakultet tjetër pos atyre që kemi mbaruar, po pse edhe mos të regjistrojmë magjisratura e doktoratura.
Bazuar në nenin 160, të shumë statuteve të Universiteteve kjo mundësi na ofrohet pa problem, me që nuk kufizon moshën e studentëve që duan të studjojnë ku thotë si në vijim:
Neni 160
(1) Studenti mund të regjistrohet sërish si student i rregullt pa ndonjë pengesë në lidhje me periudhën e ndërprerë.
(2) Studenti edhe nëse ka ndërprerje mund të regjistrohet përsëri si student i rregullt, po edhe i çrregulltë dhe mund të vazhdojë me programin e njëjtë të studimit që ka qenë valid në kohën e regjistrimit të parë edhe nëse në ndërkohë është ndryshuar programi i studimit
(3) Nëse studenti regjistrohet sërish pas ndërprerjes së studimeve prej më shumë vitesh dhe ndërron programin e studimit, një komision i formuar nga dekani i njësisë akademike vendos për provimet diferenciale ose për obligimet tjera shtesë si kusht për vazhdimin e studimeve.
Pra nisur nga kushtet që na mundësojnë për tu pajisur me dituri edhe në moshë të styrë, urojë që të regjistrohen sa më shumë pensionistë, iniciativë që mendojë se do të kontribon për ta shfrytëzuar kohën që na ka mbetur deri në fund të jetës.