Me 74 milionë euro investime dhe mbi 200 punësime të reja, Spitali i Tetovës drejt statusit të Klinikës Universitare

Brenda vetëm një viti, Spitali Klinik i Tetovës ka hyrë në një fazë transformimi që po e afron me statusin e Klinikës Universitare.

Me një investim prej 74 milionë eurosh, po ndërtohen tre objekte të reja që do ta ndryshojnë rrënjësisht funksionimin e këtij institucioni. Bëhet fjalë për Klinikën e Gjinekologjisë, Akusherisë dhe Neonatologjisë, objektin pesëkatësh që do të strehojë administratën e spitalit dhe dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, si dhe objektin e Mjekësisë Nukleare.

Transformimi nuk kufizohet vetëm në infrastrukturë. Gjatë këtij viti janë realizuar mbi 200 punësime të reja: 157 pjesëtarë të stafit mjekësor, 25 punonjës administrativë, 22 specializantë dhe 12 punonjës teknikë, ndërsa ekipit i janë bashkuar edhe 10 mjekë të transferuar nga institucione të tjera shëndetësore.

" "

Një zhvillim me rëndësi të veçantë është edhe hapja, për herë të parë, e Repartit të Kirurgjisë Torakale, duke zgjeruar ndjeshëm gamën e shërbimeve që ofron spitali.

Nën drejtimin e Dr. Erzen Elezit, këto investime, këto kapacitete të reja dhe ky ritëm zhvillimi po krijojnë të gjitha parakushtet që Spitali Klinik i Tetovës të marrë statusin e merituar të Klinikës Universitare.

Ky është një investim në një institucion më të fortë, në shërbime më cilësore për qytetarët dhe në një të ardhme më të zhvilluar për shëndetësinë dhe arsimin mjekësor në Tetovë, dhe në gjithë rajonin.

sqShqip