July 27, 2024
Maqedoni

Mbledhje komemorative kushtuar nobelistit Ferid Murat në komunën e Gostivarit

Fjalimi im në Mbledhjen komemorative për nder të nobelistit dr. Ferid Muradi

Përshëndetje të nderuar të pranishëm,

Sot jemi mbledhur për të kujtuar personalitetin më të lartë shqiptar të fushës së mjekësisë Ferid Muradi.

Ky mjek, profesor dhe mik i rëndësishëm u nda nga jeta para pak kohe dhe pavarësisht që ishte në një moshë që i kishte gëzuar dhe jetuar fazat më të rëndësishme të saj, largimi i tij nga kjo botë shkaktoi një turbulencë globale.

Kjo sepse profesor Ferid Muradi ishte një personalitet i pazëvendësueshëm.

Kujtoj vetëm që në vitin 1998 ai u vlerësua me çmimin më të madh botëror të shkencës siç është çmimi Nobël në mjekësi e fiziologji.

Studimet dhe zbulimet e tij janë ende pjesë e punës së laboratëve të cilët janë në rrugë për të krijuar tableta e terapi për sëmundje që deri tani janë të pashërueshme.

Afeksioni i veçantë që të gjithë shqiptarët kanë ndaj profesor Feridit dhe sidomos ne gostivarasit, është që ai e kishte origjinën nga Llakavica jonë.

Shqiptarët duke qenë një komb që në histori kanë pasur fate dramatike, janë edhe shumë më të lidhur me identitetin e tyre. Para pak kohësh, revista ‘Sciene’ doli me komstatim shkencor që gjuha dhe kombi shqiptar janë 6 mijë vjet të vjetër. Kjo do të thotë që pa dyshim jemi themelues të Evropës, të civilizimit të saj dhe doktor Ferid Muradi është një emër që shton dëshmi në krenarinë tonë shekullore.

Diku në Malësi të Gjakovës kur ndodhka një vdekje pyesin: a vdiq pak a vdiq krejt?

Sigurisht që doktor Feridi është larguar fizikisht dhe qoftë sa më afër Zotit, por vepra e tij është pa asnjë dyshim e pavdekshme.

Babai i mjekësisë së lashtë Hipokrati, shkruajti një libër të quajtur Analet, ku dër të tjera aty ai la një thënie gjeniale për të vërtetën e njeriut. Hipokrati tha se Jeta Është E Shkurtër, Vepra Është e Gjatë!

Kështu është rasti i shqiptarit që i dha botës aq shumë në mjekësi, universiteteve aq shumë në dituri, dhe shkencëtarëve ju la aq shumë trashëgimi me punët e tij kërmimore.

Herën e fundit kur ishte me ne, në vitin 2018, këtu në këtë komunë, e vija rè që shikonte me mall vendin, njerëzit dhe ishte një shqiptar tipik, ai e kishte babain dhe vendlindjen pasaporta të zemrës.

Do’t na mungojë të gjithëve dhe do ta kujtojmë gjithnjë me krenari!
Qoftë emri i tij një frymëzim në kohë të kohërave!
Lavdi jetës dhe veprës së Prof. Ferid Muradit!
Faleminderit!

(Fjalim rasti i kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari)