May 3, 2024
Rajon - Botë

Mbi 350 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit

Të paktën 352 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, sipas zyrës qeveritare për media në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Salama Maarouf, kreu i zyrës, tha se sulmet izraelite në zona të ndryshme të Gazës kanë rezultuar në vdekjen e 352 palestinezëve gjatë ditës së kaluar.

Më parë, kolona e parë e ndihmës, e cila përfshinte gjithsej 20 kamionë, filloi të hyjë në Rripin e Gazës nga ana egjiptiane e kalimit kufitar Rafah, tha Gjysmëhëna e Kuqe.

Maarouf ka bërë thirrje që kalimi kufitar Rafah të mbetet i hapur për të siguruar hyrjen e ndihmave humanitare shumë të nevojshme në Rripin e Gazës.

Izraeli nisi një fushatë të pandalshme bombardimesh në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në qytetet kufitare izraelite më 7 tetor.