May 13, 2024
Rajon - Botë

Politikani serb: Do të tronditet opinioni kur të publikoj videot skandaloze për Vuçiçin

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, i njohur për dashamirës dhe avokues të shtetit të pavarur të Kosovës në mesin e serbëve të Kosovës, ka paralajmëruar se do të publikohen dokumente kundër presidenti serb Vuçiç.

Përmes një postimi në X, Bogdanoviç ka thënë se me videot, regjistrime audio, fotografit dhe dokumentet e shkruara që posedon do të tronditë publikun.

“Ky njeri (kumbari im) 6 muaj para vdekjes së tij (vrasjes), më dhanë për ruajtje video, regjistrime audio, fotografi dhe dokumente të shkruara që do të tronditin publikun botëror kur të publikohen në filmin dokumentar anglez për @avucic “Rise of a Balkan evil”, shkroi ai.