May 15, 2024
Maqedoni

Mbërrin avioni me 149 afganët e parë në Shkup

Para pak çastesh është ulur avioni i parë me 149 refugjatët afganë në aeroportin e Shkupit. Më herët avioni ishte parashikuar të mbërrinte rreth orës 22:30, por ai i vonua per gati një orë. Ata do të sistemohen në një hotel në rrethinat e Shkupit, ndërsa me të zbritur në aeroport fillimisht do të testohen për Koronavirus dhe më pas do të transportohen drejt hotelit. Nuk dihet ende numri total i refugjatëve afganë që do të mbërrijnë në vendin tonë, por ky është avioni i parë që ulet në Shkup. Ndërkohë në aeroportin e Kabulit mungojnë vetëm pak orë për mbylljen totale të evakuimeve.