May 14, 2024
Maqedoni

Shkup, shtetasi i Turqisë gjendet i vdekur në një hotel afër Bit Pazarit

Dje në ora 16:30 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në zonën e Bit Pazarit është gjetur vdekur A.Ç. (79) nga Republika e Turqisë, njofton MPB.

“Vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune e ka konstatuar mjeku i Emergjencës dhe me urdhr të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB.