May 2, 2024
Shqipëri

Mbahet Procesi i Berlinit në Tiranë/ Fokusi te bashkëpunimi dhe gjendja e sigurisë në Ballkan

Në përfundim e sipër është samiti i liderëve që po mbahet në Tiranë për procesin e Berlinit, proces ky që po mbahet për herë të parë në një vend nga Ballkani Perëndimor, respektivisht nga një shtet i i cili nuk është pjesë e Bashkimit Europian. Në korniza të procesi të Berlinit u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi dhe atë në njohjen reciproke të diplomave nga vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket punonjësve shëndetësor si dhe për finansimin energjetik dhe rritje të financave sa i përket pavarësisë energjetike dhe tranzicionit të gjelbër. Për më tepër informacione lidhur me marrëveshjet e arritur sot unë ftoj të ndjekim një pjesë nga deklarata e kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski.“Pritshmëritë janë se do të kemi diskutim së pari lidhur me rritjen e bashkëpunimit rajonal, sa i përket ritjes së investimeve për lidhje të rajonit, gjegjësisht të gjitha vendeve në rajon dhe veçanërisht bisedimeve sa i përket sigurimit të pavarësisë energjetike dhe sigurimit të financave shtesë për pavarësi energjetike në rajon dhe tranzicionin e gjelbër në sektorin energjetik. Më tej do të nënshkruhet edhe marrëveshje për njohje reciproke të diplomave për farmaceut, akusherë, motrave medicinale të cilat vijnë si vazhdim i asaj që nënshkruam në samitin e kaluar, e ajo ishte njohje e diplomave të mjekëve dhe veprimtarive tjera të cilat regullohen në përputhje me direktivat europiane.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.
Çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë marrdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe incidentet e fundit që ndodhën në Banjskë të Kosovës ishin pjesë e diskutimeve këtu në mbledhjen e sotme. Fjalime të tyre mbajëtn kryeministri shqiptar Edi Rama, Olaf Scholz nga Gjermania, Von der Leyen dhe Sharl Mishel.
Kryeministri i vendit sot realizoi takim edhe me komesarin europian, Oliver Varhejli i cili ka konfirmuar angazhimin maksimal të vendit sa i përket plotësimit të procesit demokratik dhe zhvillimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut. Ai shpreson që vendi ynë sa më shpejtë të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Europian. Tani për tani këto janë informacionet që kemi arritur të sigurojmë këtu në Tiranë.