April 29, 2024
Sport

Shaban Trstena ndau “Oskaret e Arta Olimpike”

Shaban Tërstena mbetet figura emblematike e sportit të Maqedonisë së Veriut, pasi është sportisti i vetëm nga vendi që ka fituar medalje të artë nga Lojërat Olimpike.Trstena gjatë ditës së sotme ndau 15-të oskare për personalitete dhe institucione të cilët janë meritorë për arritjet e sukseseve gjatë karrierës së tij sportive. Fitues të sivjetshëm të oskarit olimpik, ishin profesori i artit figurativ, Miftar Memeti, profesori Ljupço Perinski, gazetarët sportiv Sami Ademi, Goran Millkovkski dhe Igor Ivanovski, pronari i shtypshkronjës “Fokus Print”, Imer Gogjufi, moderatori Avni Qahili, Foto Bruno, Shkolla e Muzikës në Tetovë, aktori Sabedin Selmani. Në mesin e atyre që morën oskar olimpik ishin edhe rektori i Universitetit “AAB” të Prishtinë, dr. Lulzim Tafa, dekani i Fakultetit të Sportit në Prishtinë, dr. Abedin Bahtiri, si dhe dekani i sportit pran Universitetit ”Hasan Prishtina”, Musa Selimi.