May 1, 2024
Rajon - Botë

Masakër në Beograd, vriten së paku gjashtë persona

Roja i sigurisë në shkollë fillore në Beograd ka mbetur i vrarë dhe pesë persona tjerë, në mesin e të cilëve ka edhe nxënës, raportoi nova.rs.

Siç shkruan Tanjug, tre prej nxënësve janë transferuar në Tirshovë, ku njëri prej tyre është në rrezik për jetë, ku i njëjti ka hyrë në sallë të operacionit me lëndime në kokë, ndërsa dy të tjerë janë në terapi intensive.

Të shtënat ndodhën në 08:40 të mëngjesit, ku një nxënës i klasës së shtatë ka hapur zjarr ndaj sigurimit dhe nxënësve.

Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.