May 10, 2024
Maqedoni

22 vite nga rënia heroike e dëshmorit të parë nga komuna e Likovës (FOTO)

Sot bëhen 22 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Zaim Zeqiri nga fshati Vaksincë i komunës së Likovës, shkruan Open-TV.
Ai është dëshmori i parë i rënë në komunën e Likovës.

Zaimi ka lindur më 25 maj të vitit 1966. Prindërit e tij babai Jahiu dhe nëna Hasibja kanë pasur katër fëmijë. Zaimi ka qenë fëmija i parë.

Ai shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse shkollën e mesme në Kumanovë. Zaim Zeqiri kishte tre fëmijë dhe për ti siguruar kafshatën e bukës dhe një jetë më të mirë dhe më të lumtur për fëmijët ai mori rrugën e gurbetit në Slloveni!
Mirëpo, kur shpërthyen konfliktet e para në trevat tona Zaimi lëshoi punën dhe u kthye në vendlindje për të qenë pran pragut të shtëpis për të mbrojtur fshatin dhe popullin. Zaimi me padurim e priti çastin për tu inkuadruar në Ushtrin Çlirimtare!
“Më 3 maj 2001 forcat ushtarako-policore në orën 14:45 minuta pa skaduar afati i ultimatumit filluan bombardimet mbi fshatin Vaksincë dhe Sllupçan… Kur kanë filluar bombardimet në Vaksincë të komunës së Likovës, Zaimi ka qenë në pikën luftarake dhe kur e kishte parë se helikopteri po bombardonte ishte ngritur në këmbë duke gjuajtur në drejtim të tij, por një granatë e godetë rëndë dhe në orën 15:30 minuta ndërroi jetë, kurse shoku i tij Emini ishte plagosur rëndë”, kishte shkruar në atë kohë gazetari Ismail Bilalli.

Ai ka lënë pas vete gruan dhe tre fëmijë, Zijaun dhe Zejniun (binjakë, djal e vajzë) dhe vajzën tjetër Arditën.
Lavdi veprës së tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. (Open-TV)