May 9, 2024
Maqedoni

179 gjoba në Shkup, 36 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 179 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 36 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar edhe 6 gjoba për përdorim të telefonit, 6 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për vozitës fillestar dhe 7 të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara…/Alsat.mk