May 17, 2024
Rajon - Botë

Marrëveshja ndërmjet Hamasit dhe Izraelit shënoi fillimin e një pauze humanitare, e cila do të ndalojë sulmet në Gaza për katër ditë dhe do të mundësojë shkëmbimin e të burgosurve dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare, raporton Anadolu. Megjithatë, shkatërrimet e tmerrshme dhe skenat apokaliptike që lanë pas sulmet brutale të ushtrisë izraelite janë të dukshme në çdo hap në të gjithë Rripin e Gazës. Kameramanët e agjencisë Anadolu filmuan me dron rrënojat në qytetin Khan Yunis, zonën e dytë më të madhe urbane në Rripin e Gazës pas Qytetit të Gazës. Pauza humanitare katër-ditor midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit hyri në fuqi mëngjesin e sotëm në të gjitha zonat e Rripit të Gazës, duke ndaluar përkohësisht sulmet për shkëmbimin e të burgosurve dhe dërgimin e ndihmave. Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza më 7 tetor, janë vrarë 14.854 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 6.150 fëmijë dhe mbi 4 mijë gra. Sipas të dhënave zyrtare, numri i izraelitëve të vrarë është 1.200, duke përfshirë më shumë se 310 ushtarë dhe 5.132 të plagosur.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi se Beogradi ka blerë 11 helikopterë luftarakë Mi-35 nga prodhimi rus në një marrëveshje të fundit të prokurimit me Qipron. Masa ka për qëllim forcimin e aftësive të aviacionit ushtarak të Serbisë, sipas Reuters.
Pretendohet se qeveria e Serbisë dhe Qipros kanë arritur një marrëveshje për blerjen e helikopterëve në vitin 2021 me një çmim të pazbuluar, ku një pjesë e pagesës e ka bërë shteti ballkanik përmes eksportit të armatimit të tij të prodhuar në vend. “Ne u kemi paguar më shumë se gjysmën e shumes vëllezërve tanë qipriotë me armët tona… kryesisht me artileri”, tha Vuçiç.

Ndryshe nga BE-ja dhe vendet e tjera perëndimore, Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës per pushtimin e Ukraines.

Kohe me pare Presidenti Aleksandar Vuçic deklaroi se vendi do të vazhdojë të armatoset me armë nga Rusia, Kina dhe vende te tjera. “Nëse dikush mendon se ne duhet t’i kërkojmë SHBA-së ose BE-së të vendosin për armët tona, le ta shfuqizojmë shtetin tonë,” deklaroi Vuçiç në nje panairi armësh ne vitin 2021. Serbia kohët e fundit është armatosur kryesisht me avionë luftarakë rusë dhe kinezë, dronë dhe sisteme kundërajrore ndërsa akuzohet për tensionet në veri të Kosovës.