May 3, 2024
Rajon - Botë

Në trazirat në Kazakistan jetën e humbën 16 policë, 1.300 janë plagosur, ndërsa 5.100 njerëz janë arrestuar

Në trazirat në Kazakistan jetën e humbën 16 pjesëtarë të forcave të sigurisë, lajmëroi TASS, duke iu referuar shërbimit për shtyp të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shërbimi për shtyp kumtoi për mbi 1.300 policë të plagosur, ushtarë dhe luftëtarë nga Garda nacionale.

“Në trazira janë arrestuar mbi 5.100 njerëz. Policia arrestoi rreth 300 njerëz të cilët tentuan ta braktisin Kazakistanin”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministria e Kazakistanit për tregti theksoi se nuk ka problem me furnizimin me ushqim. Megjithatë, bursat këshillohen të mos vazhdojnë me punë derisa nuk stabilizohet situata në vend.

Situata në kryeqytetin Nur Sulltan është e qetë, transporti publik po qarkullon dhe është kthyer konektimi kabllor dhe i internetit, por jo edhe interneti mobil, lajmëroi TASS.

Në Almati, qytetin më të populluar në Kazakistan, i cili u bë epiqendër e trazirave, supermarketet sërish do të hapen, por me orar të shkurtuar.

Transporti ajror në Kazakistan gradualisht po vendoset. Deri më tani është planifikuar të realizohen 38 fluturime ndërkombëtare, ndërsa 29 janë anuluar, kumtoi Ministria e Industrisë dhe zhvillimit të infrastrukturës.

“Aeroporti Almati si tërësi tani teknikisht është o përgatitur të vazhdojë me punë. Por, kjo do të ndodhë kur do të stabilizohet gjendja në qytet”, thonë nga Ministria për industri.

Më 2 janar në shumë vendbanime në Kazakistan filluan protesta kundër shtrenjtimit të derivateve. Disa ditë më vonë ato u shndërruan në trazira masive dhe sulme ndaj qeverisë në shumë qytete.

Televizioni shtetëror dje kumtoi për më shumë se 40 viktima.

Presidenti i Kzakaistanit, Kasam-Zhomart Toakev iu drejtua për ndihmë aleatëve të Organizatës së Marrëveshjes për siguri kolektive. Blloku ushtarak në të cilin dominon Rusia shpejtë dërgoi paqeruajtës në ish-republikën sovjetike në Azinë qendrore, të cilat tashmë i kryen detyrat e tyre të ndara.

Autoritetet e Kazakistanit kumtuan se më 7 janar në tërë vendin është vendosur rend kushtetues. Situata në Almati mbetet më e komplikuar.

Presidenti e shpalli 10 janarin ditë zie kombëtare.