May 4, 2024
Maqedoni

Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë Ukrainës mjete dhe pajisje ushtarake

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se do të jep donacion me mjete dhe pajisje ushtarake për trupat e armatosura ukrainase, përcjell TV21. Nga ekzekutivi theksojnë se ndihma do të jetë varësisht prej kërkesave dhe nevojave të Ukrainës.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i bashkohet mbështetjes gjithëpërfshirëse të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së ndërsa ka vendosur të dhurojë pajisje dhe mjete ushtarake për forcat e armatosura zyrtare të Ukrainës. Lloji i mjeteve të dhuruara është në përputhje me kërkesat e Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.