May 18, 2024
Maqedoni

Maqedoni, zhdukem 3 shtetas amerikanë, policia i gjeti për dy orë

MPB Maqedoni njofton se janë gjetur N.A.(33) bashkëshorti i saj L.C.(33) dhe vëllai i saj J.A.(30), të gjithë shtetas të SHBA-së, që kishin humbur në Parkun Kombëtar të Galiçicës.

Nga MPB thonë se të njëjtit janë gjetur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:30, ndërsa ishin raportuar si të zhdukur në ora 15:42.

“Në orën 17:30 janë gjetur dhe më pas janë transportuar në shtegun që të çon në fshatin Leskoec, ku janë pranuar dhe janë transportuar me automjet nga Parku Kombëtar i Galiçicës në rrugën e asfaltuar Dogana-Trpejcë. Njëkohësisht ata janë ekzaminuar nga ekipi i Emergjencave mjekësore të Resnjës dhe është konstatuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas kanë shkuar në objekt akomodues në Ohër”, shtojnë nga MPB.