May 20, 2024
Maqedoni

Maqedoni, qytetarët besojnë se politikanët punojnë vetëm për interesat e tyre dhe partitë janë përçarëse

Instituti për Demokraci, sot në Hotel Limak, prezantoi para përfaqësuesve të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile hulumtimin tematik nga tetë fokus grupe të kryera me qëllim të hulumtimit më të mirë të perceptimit publik për cilësinë e jetës, besimin tek institucionet dhe aktorët politikë, si dhe polarizimi në Maqedoninë e Veriut.

Studimi me fokus grupe është realizuar në shtator të këtij viti në të tetë rajonet planifikuese dhe në to kanë marrë pjesë 67 pjesëmarrës. Hulumtimi është realizuar në kuadër të Programit për Mbështetje Parlamentare (PSP), i cili mbështetet nga Qeveria e Zvicrës, dhe realizohet në partneritet me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Qendrën për Menaxhim me Ndryshime (CUP).

Hulumtimi tregoi se shumica e pjesëmarrësve në fokus grupet besojnë se të gjithë politikanët punojnë për interesa personale. Qytetarët besojnë se politikanëve u mungon dëshira për ndryshime reale dhe vullneti për të zbatuar reformat më të nevojshme.

Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit ishin të shqetësuar për politikën partiake dhe përçarjet e shkaktuara nga partitë politike – “midis nesh, ne do të themi se ai është një tradhtar, tjetri një patriot, por ata do të vazhdojnë me agjendën e tyre” (thotë një shqiptar nga Kumanova. 51-65 ), “ata na sundojnë ndërsa, na ndajnë në shqiptarë dhe maqedonas… ndërsa ne kemi të njëjtat probleme” (thotë një maqedonas nga Kumanova, 18-30).

Sipas shumicës së pjesëmarrësve, partitë politike janë kryesisht të interesuara për agjendën dhe interesat e tyre, jo për të mirën e përbashkët dhe mirëqenien e qytetarëve – “… pjesa më e madhe e anëtarëve të partive politike dëshiron vetëm të arrijë në funksione, punë, paga… absolutisht asnjë iniciativë për të bërë diçka” (Femër, Maqedonase, Shtip, 51-65).

Për të kuptuar më mirë pikëpamjet e qytetarëve për politikanët dhe partitë politike, personat në fokus grupe morën pjesë në një ushtrim me personifikim dhe u kërkua të identifikojnë partitë politike me një kafshë. Nga ushtrimi, kuptuam se pjesëmarrësit kryesisht identifikojnë të gjitha partitë politike me dhelprën, duke përdorur atribute të tilla si dinake, mashtruese, e pabesueshme dhe me interes vetjak.

Ndër pjesëmarrësit vërehet një mungesë e përgjithshme besimi në vullnetin dhe aftësinë e institucioneve për të përmirësuar situatën në vend. Korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, interesat personale dhe partiake, lidhjet politike e familjare janë problemet më të shpeshta të përmendura në lidhje me institucionet dhe janë burimi kryesor i mosbesimit. Siç u shpreh një studente nga Struga, “lidhjet dhe përkatësitë partiake janë kyçe kur kërkoni punësim… punësimi juaj bazohet në lidhje dhe jo në kompetenca” (Femër, Maqedonase, Strugë, 18-30).

Sa i përket Kuvendit, pjesëmarrësit shpesh theksojnë se institucioni është në krizë apo bllokadë të vazhdueshme, ndërsa për qeverinë, pjesëmarrësit kryesisht besojnë se zgjedhjet nuk rezultojnë me qeveri më të mira që zgjidhin problemet e qytetarëve, por vetëm qeveritë që punojnë për interesa personale.

Duke marrë parasysh punën e gjyqësorit, mendimi kryesor i pjesëmarrësve është se gjyqësori është institucioni më i korruptuar dhe gëzon besimin më të ulët. Sipas mendimit të tyre, partitë politike gjithmonë gjejnë mënyra për të shkelur mbi punën e gjyqësorit përmes mekanizmave korruptive.

Pjesëmarrësit folën edhe për polarizimin e shkaktuar nga propozimi francez, për shkak të të cilit ata janë ose maqedonas ose tradhtarë. Për shumë, polarizimi është pasojë e “mentalitetit partiak” dhe shkaktohet nga retorika e përdorur nga partitë politike. Disa nga pjesëmarrësit shprehën zhgënjimin me politikën e jashtme të vendit dhe mungesën e angazhimit të brendshëm për tejkalimin e problemeve të qytetarëve, si dhe dialogun, konsensusin dhe kompromisin mes partive politike – siç ndanë edhe një pjesëmarrëse më i vjetër nga Manastiru, Manastir “ata janë të mbërthyer me marrëveshjen me Bullgarinë, harruan se ne jetojmë këtu” (Mashkull, Maqedonas, Manastir, 51-65).

Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë “>Link.