May 14, 2024
Maqedoni

BALLKANI I HAPUR, SELA: NUK ËSHTË E MENÇUR, PO I KRIJOJMË ALTERNATIVË SERBISË! DUHET TË NJOHIN PAVARËSINË E KOSOVËS

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka reaguar në lidhje me nismën e Ballkanit të Hapur. Sipas Selës nuk është e drejtë kjo nismë pasi janë duke i krijuar një alternativë Serbisë.

Sela thotë se Serbia duhet të njohë fillimisht pavarësinë e Kosovës dhe më pas kjo nismë të vazhdojë, shkruan newws33.tv.

“Një subjet politik shqiptar. Para të gjithash dua të shoh inneresin shqiptar në “Ballkanin e Hapur”. Ne duhet të kemi kujdes për orientim si popull, orientimi ynë dueht tëj etë i pakompromis dhe duhet të jetë drejt BE. Bazuar në inciativat e reja që ne vetë i shushurisim atëhere të del me deklaratë Macron duke propozuar një union politik europian. Prandaj vlerësojmë se është gabim. E dyta ne kemi një problem që mendojmë se nuk është hallka e fundit por më e rëndësishmja për ta bërë më stabil Ballkanin dhe kjo është njohja e pavarësisë së Kosovës dhe për sa kohë nuk ndodh nuk është e mençur që politikanët ti krijojnë një atlernativë Serbisë”, tha Sela.

UNCATEGORIZEDPSE JE I PADËSHIRUAR NGA PALËT POLITIKE MAQEDONASE? PËRGJIGJET ZIADIN SELA

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Kryetari i ASH-së Ziadin Sela i është përgjigjur pyetjes së drejtuar nga Çim Peka se pse ai është i padëshiruari i palëve politike.

Sipas Selës kjo ndodh ndoshta për arsyen se ai nuk bën kompromis me premtimet që u jep qytrtarëve ashtu si palët e tjera politike bëjnë.

“Unë nuk e di duhet të përgjigjen ata. Ndoshta sepse ne nuk pranojmë kompromis. Ne nuk bëjmë kompromis për premtimet që u kemi bërë qytetarëve. Unë u kam thënë nëse nuk sillet ligji për gjuhën ne e lemë qeverinë. Dhe ligji për gjuhën u soll nga ne”, tha Sela.

E PREZANTOI KOVAÇEVSKIN SI KREUN E QEVERISË SË BULLGARISË PERËNDIMORE, SELA PËR BATUTËN E RAMËS: U SHFRYTËZUA POLITIKISHT

Të premten, kur ndodhej në Selanik, Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe veton që i ka vendosur Bullgaria për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në takim, Rama i prezantoi kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrin e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevskin, si kreun e qeverisë së Bullgarisë Perëndimore.

Komenti i Ramës ka shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë nga faktorë të ndryshëm politikë. Në lidhje me këtë batutë ka reaguar edhe Ziadin Sela i cili tha se kryeministri Rama nihet për batutat dhe se vendet dueht të kenë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën.

Sipas Selës batuta duhet parë edhe vendi ku thuhet dhe se kjo batutë u shfrytëzua poltikisht., shkruan neës33.tv

“Unë realisht nuk do të doja të hy në këto komente të politikës se është batutë. Batuta dueht parë edhe vendi ku thuhet. Kjo batutë u shfrytëzua për qëllim të politikës. Kjo batutë u zmadhua shumë, kryeministir Rama është i njohur që të krijojë batutë dhe të mbulojë spine. Një kryeministë nuk ka nevojë të bëjë për batuta dhe nuk ka nevojë të jetë avokat i asnjë shteti pasi mendoj se vendet duhet të ketë marëdhënie të mira”, tha Sela/New3s33.tv