May 5, 2024
Maqedoni

Maqedoni, plaku 72 vjeçar fitoi para në kazino, hajdutët ia vodhën

Me datë 15.01.2024 në ora 15:30 në Policinë e Prilepit, S.S.(72) nga fshati Ropotovë, rrethina e Prilepit ka denoncuar në polici se hajdutët ia kanë vjedhë paratë që i kishte fituar në kazino, transmeton portali Lideri.
“S.S. (72)ka raportuar se rreth orës 13:40 në një kazino në Prilep, i janë grabitur paratë të cilat i kishte fituar më parë duke luajtur në aparatet e kazinosë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB./Lideri