October 8, 2024
Maqedoni

Spasenovski: Qeveri pa BDI-në vetëm do t’i komplikojë punët

Qeveria të zgjeruar pa Bashkimin Demokratik për Integrim  vetëm do t’i komplikojë punët. Në kushtet e sfidave të rënda politike, siç është ngecja eventuale e integrimeve evropiane, mendoj se më së paku që i duhet këtij vendi është përjashtimi i BDI-së nga pjesëmarrja në qeverisjen e vendit. Kështu ka deklaruar profesori universitar, Aleksandër Spasenovski, për Radio Evropa e Lirë.

Ai për Radio Evropa e Lirë, deklaroi se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së karshi BDI-së në këtë situatë politike mund t’i përziejë më tej gjërat në vend.

ALEKSANDËR SPASENOVSKI,PROFESOR UNIVERSITAR

“Pra, nga pikëpamja e qëllimeve të kërkesave të VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e BDI-së, mund të gjejmë arsye, por nga pikëpamja nëse një zgjidhje e tillë kontribuon apo pengon, konkluzioni im është se nuk është e dobishme për stabilitetin e shtetit dhe për tejkalimin më të lehtë të mundshëm dhe më të mirë të sfidave politike me të cilat po përballemi”

I pyetur se a është e mundur kërkesa e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që ndryshimet kushtetuese të miratohen tani, dhe ato të bëhen të vlefshme me hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian, profesori  ka theksuar se ka dy aspekte, që sipas tij ,njëra është teknike dhe  tjetra është aspekti politik.