May 13, 2024
Maqedoni

Sela uron myslimanët: Të reflektojmë, të marrim përgjegjësitë që na takojnë për të krijuar një të ardhme më të mirë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka dërguar urime deri te besimtarët myslimanë me rastin e ardhjes së muajt të shenjtë të ramazanit, përcjell in7

Urimi i plotë:

“Të dashur besimtarë!

Nesër fillon muaji i bekuar i Ramazanit, muaji kur besimtarët musliman do të sfidojnë brenda vetes sakrificën, devotshmërinë dhe rrezistencën, jo vetëm ndaj ushqimit, por edhe ndaj veprimeve dhe veseve që janë në kundërshtim me parimet fetare dhe njerëzore.
Uroj të gjithë shqiptarët dhe besimtarët musliman që fillimisht të kenë shëndet, agjërim të lehtë dhe të pranuar dhe nga ky muaj të dalim bashkërisht më të pastër dhe më të fuqishëm, parasegjithash shpirtërisht.
Uroj që në këtë muaj, i cili njihet edhe si muaj i mëshirës, Zoti të na mëshiroj dhe bekojë me mirësitë e Tij, t’i mbeten të kaluarës tragjeditë, problemet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat jemi përballur periudhën e fundit. Ndërkaq ne të gjithë të reflektojmë, të nxjerrim mësim dhe të marrim përgjegjësitë që na takojnë për të krijuar një të ardhme më të mirë, më të drejtë dhe më të begatshme për vete dhe për brezat që vijnë pas.

Urime muajin e bekuar të Ramazanit!” ka shkruar Sela./in7.tv/