April 27, 2024
Maqedoni

Maqedoni: Djali ka shkelur për vdekje një grua, babai ka marë përgjegjësinë, policia i ka zbuluar

Sektori për Punë të Brendshme Manastir – Stacioni Policor Prilep, në Prokurorinë Themelore Publike Prilep ka paraqitur kallëzim penal kundër D.P.(26) nga fshati Sllavej, Prilep, transmeton Lideri.mk.
Ai akuzohet për rrezik të shkaktuar në komunikacion, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 42 vjeçare.
“Me datë 09.06.2023 rreth orës 19:45 në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Prilep, i pandehuri me veturë “Volkswagen Golf” me targa të Prilepit ka goditur një biçikletë të drejtuar nga A.C.(42) nga Prilepi dhe është larguar nga vendi. Nga plagët e marra A.C. ajo ka ndërruar jetë në vend. Më pas në komisariat babai i tij R.P.(54) ka raportuar se ai vetë po drejtonte veturën, por pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se djali i tij D.P. ishte duke drejtuar mjetin. Ai është arrestuar dhe në intervistë zyrtare ka pranuar veprën”, njofton MPB./Lideri