Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se deri në vitin 2029 Ushtria e Kosovës pritet të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit.

Ai tha se vendi ndodhet në një fazë tranzicioni dhjetëvjeçar, i cili sipas planifikimeve përfundon në vitin 2028.

Maqedonci theksoi se gjatë kësaj periudhe janë tejkaluar disa objektiva të parashikuara, si në aspektin e sasisë së pajisjeve ushtarake, ashtu edhe në llojet e armatimit.

“Është aprovuar më 14 dhjetor 2018 nga Kuvendi. Gjatë kësaj faze kemi pasur një plan tranzicioni dhe tash jemi në përfundim të tij, i cili parashihet të mbyllet në vitin 2028. Investimet që kemi pasur kanë bërë që të tejkalojmë shumë nga objektivat, si në aspektin e pajisjeve, jo vetëm në sasi por edhe në llojet e armatimit, pasi kemi qenë të kufizuar në atë plan,” ka thënë Maqedonci.

" "

Ai shtoi se vendi është në fazën përmbyllëse të ndërtimit të kapaciteteve operacionale dhe se objektivi është që në vitin 2029 të arrihet gatishmëria e plotë.

“Jemi në fund të procesit për arritjen e kapaciteteve operacionale. Ne planifikojmë që në vitin 2029 të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e territorit, për mbështetjen e autoriteteve civile dhe për pjesëmarrje në misione ndërkombëtare”, ka deklaruar ai në një intervistë për Euronews Albania.

sqShqip