May 29, 2024
Diaspora

Manifestim në Nju Jork: Çamëri moj Çamëri, na dhemb zemra për Ty!

ÇAMËRI OJ ÇAMËRI- Na dhemb zemra për ty!


Me herojt e kombit shqiptar JOE DiOGUARDI dhe SHIRLEY CLOYES DiOGUARDI

– Në organizimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League ) me Albanian Roots NGO dhe Kryetarin e Komitetit të rëndësishëm për marredheniet me jashtë të Kongresit Amerikan Gregory Meeks,
për Çamërinë dhe në përkrahje të kandidatit për Kongres nga Staten Island Max Rose.
– Gjenocidi grek ndaj popullit shqiptar të Çamërisë nuk mund të harrohet.
– Shteti grek duhet të kërkojë falje për gjenocid, ta pranojë ekzistimin e pakicave kombëtare, t’i sigurojë dhe garantojë të drejtat njerëzore, kombëtare dhe të kthimit në tokat e tyre të popullit shqiptar të Çamërisë.
– Si kongresmeni Meeks ashtu edhe Max Rose u zotuan se do ta ndihmojnë popullin shqiptar për t’i realizuar aspiratat dhe kërkesat e veta të drejta, kudo që jetojnë.
– Në bisedën e veçantë me Joe , Shirley dhe Z. Meeks u bisedua për mundësitë e organizimit të seancave dëgjimore në Kongresin Amerikan për Kosovën dhe konfliktin me Serbinë, si dhe për Çamërinë.
ÇAMËRI OJ ÇAMËRI, NA MBETI LOTI NË SY.