May 18, 2024
Maqedoni

Lypja është krim i organizuar në RMV, aktivistët me thirrje: Mos u jepni lëmoshë fëmijëve në rrugë

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka bërë që rrugët e Strugës të vërshohen nga turma lypsesh, kryesisht fëmijë, të cilët i zgjasin dorën për lëmoshë çdo qytetari në qendër të qytetit. Në fakt ky fenomen nuk është diçka re, Struga në periudha të caktuara si gjatë verës apo periudhës të festave të fund vitit mbushet me lypës nga qytetet tjera. Përderisa institucionet shtetërore duket se janë të paafta në parandalimin e këtij fenomeni, numri i lypësve shtohet në mënyrë shqetësues në mbarë vendin. Aktivistët alarmojnë se në RMV shfrytëzohen mbi 18 mijë fëmijë për lypje, madje dhe për shërbime seksuale, ndërkohë ky “biznes” kriminal gjeneron 14 milion euro në vit, shkruan Portalb.mk.

Përderisa për qytetarët është bërë normale që në çdo dy hapa tju zgjatet një dorë e vogël që kërkon lëmosh për institucionet shtetërore është i pamundur jo vetëm zhdukja në tërësi e këtij fenomeni të shëmtuar por edhe zvogëlimi i numrit të atyre që lypin. Gjatë sezonit veror, festave të fundvitit apo Ramazanit rrugët e qytetit të Strugës vërshohen nga një numër i madh lysësh, kryesisht gra e fëmijë, ndërkohë është mjaftë interesante dhe paradoksale se si ky fenomen i shëmtuar mundet të kontrollohet dhe menaxhohet në Ohër, qytet që është vetëm 12 km larg Strugës.

Teksa ju ofron lëmosh dhe këmben disa fjalë ajo që mundesh të mësosh është se këto persona kanë ardhur në Strugë nga qytete tjera të vendit, kryesisht ata thonë se janë nga Shtipi, Manastiri dhe Prilepi. Nëse fëmijëve ju ofron tu blesh ushqim ato refuzojnë me çdo kusht kërkojnë tju japësh para. Nuk të duhet ndonjë investigim i madh për të kuptuar se si këto fëmijë keqpërdoren nga prindërit apo tutorët e tyre të cilët i nxjerrin në rrugë dhe i mbikqyrin nga pak më larg. Edhe pse të drejtat e fëmijëve në RMV janë të përcaktuara me Ligj dhe Kushtetetutë, me sa duket ata që i shfrytëzojnë këto fëmijë janë mbi Kushtetutën. Dispozita themelore e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve thotë:

Neni 1
Me kete ligj rregullohet sistemi dhe organizimi i mbrojtjes së femijeve.
Neni 2
(1) Mbrojtja e femijeve eshte veprimtari e organizuar ebazuar në të drejtat e femijeve, si dhe në të drejtat dhe obligimet e prinderve për planifikimin e familjes dhe të shtetit dhe të njesive të vetadministrimit lokal për udheheqjen e politikes populluese humane.
(2) Mbrojtja e femijeve realizohet me sigurimin e kushteve dhe nivelit të standardit jetesor që korrespodon me zhvillimin fizik, mental, emocional, moral dhe social të femijeve.
(3) Shteti, si dhe njesite e vetadministrimit lokal kujdesen për dhenien e ndihmes adekuate materiale prinderve për mbajtjen, ngritjen, kujdesin dhe mbrojtjen e femijevedhe organizimin dhe sigurimin e zhvillimit të institucioneve dhe sherbimeve për mbrojtjen e femijeve.