May 13, 2024
Rajon - Botë

Një tërmet 5.2 ballë godet Kolumbinë

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka ndodhur në Kolumbi të Amerikës së Jugut, transmeton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik Kolumbian (SGC) raportoi se tërmeti 5.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në San Juan de Arama në rajonin administrativ Meta të vendit, ndodhi në orën 20:52 sipas kohës lokale në një thellësi prej 30 kilometrash.

Raportohet se lëkundjet u ndien në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin Bogota.

Tërmeti i fundit në vend ishte më 28 maj me magnitudë 5.7 ballë.