Maqedoni

Lufta në Ukrainë, trupat ruse sulmojnë sërish Khersonin, tre të plagosur

Të paktën tre persona mbetën të lënduar gjatë operacioneve të evakuimit në Kherson të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e Kievit, ku nëpërmjet një postimi në Telegram shkruajnë se qytetarët ukrainas u sulmuan nga trupat ruse.

“Infrastruktura civile është dëmtuar. Prokurorët, së bashku me hetuesit policorë, vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të dokumentuar krimet e luftës të ushtrisë ruse,” është shkruar në postim.

Evakuimi vjen pasi pak ditë më parë shpërtheu diga Nova Kakhkova në Krehson, duke shkaktuar vdekje dhe përmbytje.