Maqedoni

Milloshoski: Onishçenko është një nga spiunët më të afërt të Putinit

Oleksandar Onishçenkos do t’i merret shtetësia pas reagimeve të opinionit por kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk tregon ku do të bie përgjegjësia për skandalin. Vendimi erdhi në seancën e mbyllur në të cilën raportoi drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski, dhe tani kryeministri thotë se ky institucion do të ketë drejtor të ri për 20 ditë.

“Informacione plotësuese nga seanca e mbyllur e qeverisë nuk mund të ndahen sepse ajo është vepër rreptësishtë e dënueshme me burg prej një deri në pesë vjet. Gjithçka që duhet të ndahet rreth hetimit që bëhet në ASK mbi bazën e procedurave që ata kanë dhe ajo që do të vijojë do të ndahet me opinionin. Sa i takon drejtimit me ASK-në, për njëzet ditë nga sot do të ketë drejtor të ri të ASK-së”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Procedurën për marrjen e shtetësisë ekzekutivi e bazon në nenin 14 të ligjit për shtetësi. Sipas këtij neni, vendimi për shtetësi mund shfuqizohet nëse vërtetohet se personi ka bërë kërkesë me të dhëna të pasakta ose ka shfrytëzuar dokumente të rreme.

Vetë oligarku kontravers Onishçenko për “Slloboden peçat” thonë se ka pasur dokumente të vlefshme.

“Nuk ka asnjë mashtrim në shtetësinë time, as një gram. Unë nuk e di çfarë të them. Më kërkuan të përfaqësoja Maqedoninë dhe të ndihmoja në përgatitjen për Lojërat Olimpike. Nëse ata nuk duan, unë do ta bëj në mënyrën time. Më pyeti Federata, më kërkonte çdo ditë Lluka Zalozhnik. Me aplikimin kam paraqitur të gjitha dokumentet zyrtare, pasaportën time ruse dhe certifikata e lindjes. Kam pasaporta ruse dhe ukrainase. Kur aplikova për shtetësi maqedonase, aplikova me pasaportën time ruse. Unë kam vetëm dokumente të vlefshme, nuk mund të kem të pavlefshme, jam person zyrtar”, tha Oleksandr Onishçenko, ish politikan ukrainas.

Përgjigje identike kryeministri dha edhe në seancën për pyetjet e deputetëve e cila filloi me pyetjen e opozitës për Onishçenkon.

“Nëse Viktor Dimovski nuk i ka treguar kryeministrit Kovaçevski se një spiun i tillë rus dhe oligark ukrainas që është në listën e zezë të SHBA-së ka dorëzuar kërkesë për shtetësi maqedonase atëherë Kovaçevski kot është kryeministër. Nuk bëhet fjalë për student nga Portugalia që luan futboll dhe është martuar në Maqedoni dhe kryeministri nuk është patjetër ta di. Këtu bëhet fjalë për njërin nga spiunët më të afërt të Putinit”, theksoi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Oleksandar Onishçenko është pajisur me shtetësi të Maqedonisë së Veriut në maj të vitit 2022 për të përfaqësuar vendin në lojërat olimpike me kuaj. Ai kërkohet nga Ukraina për mashtrime parash, është në listën e zezë të SHBA-së për ndikim rus në zgjedhjet presidenciale dhe është i afërt me presidentin rus Putin. /Alsat.mk