May 15, 2024
Rajon - Botë

Lufta në Rripin e Gazës, ShBA kërkon armëpushim

Izraeli mohon sulmin kundër kolonës humanitare. Në Kajro bëhet një përpjekje e re për një armëpushim në Rripin e Gazës. Presioni mbi Izraelin dhe Hamasin po rritet për të pranuar një marrëveshje armëpushimi gjashtëjavore. Komuniteti ndërkombëtar po kërkon përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme. Bashkimi Evropian ka shkrirë fondet e palestinezëve që u pezulluan pas aferës se punonjësit e Unionit bashkëpunuan me Hamasin.

“Duke pasur parasysh shkallën e vuajtjeve në Gaza, duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm për të paktën gjashtë javët e ardhshme, kjo është aktualisht në tryezë. Në këtë mënyrë do të nxirren pengjet dhe do të jepet ndihma e konsiderueshme. Kjo do të na lejojë të arrijmë diçka më të përhershme dhe të sigurojmë që Izraeli të jetë i sigurt dhe të respektohet e drejta e popullit palestinez për liri dhe vetëvendosje.”, – deklaroi nënpresidentja e ShBA-së, Kamala Harris.

Komuniteti ndërkombëtar kërkon fundin e gjakderdhjes në Lindjen e Mesme dhe një zgjidhje politike të bazuar në ekzistencën e dy shteteve. Dhe në pritje të paqes, sulme të reja ajrore në qendër të Gazës, me viktima dhe të plagosur.

“Ne bëjmë thirrje për një armëpushim humanitar, lirimin e pengjeve dhe një zgjidhje politike që duhet të përfshijë dy shtete, ku palestinezët dhe izraelitët mund të jetojnë të sigurt krah për krah. Të gjithë në rajon janë të interesuar. Bota është shumë e shqetësuar për humbjen e njerëzve të pafajshëm nga të dyja palët.”, – theksoi kryeministri australian, Antoni Albanese.

Bashkimi Evropian ka shkrirë fondet e agjencisë së ndihmës humanitare të Kombeve të Bashkuara, për shkak të bashkëpunimit të punonjësve në sulmin e Hamasit më 7 tetor. Tel Avivi publikoi raportin se më shumë se 100 njerëz u vranë dhe mbi 760 u plagosën në Rripin e Gazës, ndërsa prisnin ndihmën humanitare.

“Shqyrtimi ynë fillestar konfirmoi se asnjë sulm nuk u krye nga forcat izraelite kundër kolonës humanitare. Shumica e palestinezëve u vranë ose u plagosën si pasojë e rrëmujës njerëzore. Nga informacioni që morëm nga komandantët dhe forcat në terren thonë se të shtënat kanë qenë paralajmëruese për të shpërndarë turmën.”, – u shpreh zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.

Lufta në Rripin e Gazës ka vazhduar për gjashtë muaj që kur terroristët e Hamasit vranë më shumë se 1,200 njerëz në një koncert në Izrael dhe morën pengje, qindra prej të cilëve ende nuk janë liruar.