May 3, 2024
Rajon - Botë

Mediat palestineze: Hamasi u përgjigj me raketa “Cornet” ndaj sulmit tokësor të Izraelit

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam iu kundërpërgjigjën me raketa (predha) “Cornet” sulmit tokësor të Izraelit të shoqëruar nga bombardimet “më të rënda” ajrore me të cilat Rripi i Gazës është përballur që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit “Al-Aqsa” që transmeton nga Gaza thuhet se konflikte të ashpra u përjetuan në kufijtë e Rripit të Gazës mes Brigadave Kassam dhe ushtrisë izraelite dhe se gjatë këtyre konflikteve ndaj tankeve dhe automjeteve të blinduara izraelite u lëshuan 4 raketa “Cornet”.

Në llogarinë Telegram të kanalit televiziv u publikua një video që tregon momentin e lëshimit të raketës “Cornet” kundër ushtrisë izraelite.

Poashtu edhe gazeta “Filistin” njoftoi se Brigadat Kassam iu kundërvunë sulmit tokësor të Izraelit në Beit Hanoun në verilindje të Gazës dhe në lindje të Bureij dhe se në rajon vazhduan luftime të ashpra.

– Situata e fundit në Gaza

Për shkak të sulmeve intensive të Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë u ndërprenë plotësisht shërbimi i komunikimit për linjat fikse telefonike, të telefonisë celulare dhe të internetit.

Ushtria izraelite njoftoi rritjen e sulmeve ajrore dhe zgjerimin e operacioneve tokësore.

Po ashtu në shënjestrën e ushtrisë izraelite ishte edhe kompleksi më i madh shëndetësor, spitali “Al-Shifa” në të cilin ndodhen mijëra civilë të plagosur.