May 7, 2024
Maqedoni

LSDM pyet Mickoskin: A jeni vaksinuar në fillim të gushtit apo të martën, me 31 gusht?

Shkup, 4 shtator – Nga LSDM-ja i kanë bërë thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare që të del dhe të bëj thirrje që qytetarët të vaksinohen, transmeton Alsat. Nga kjo prati shprehin dyshimet e tyre në lidhje me deklaratat e Mickoskit për vaksinimin e tij.

“Në vend që të shesë populizëm, Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe t’u bëj thirrje qartë që të vaksinohen dhe të respektojnë masat, në interes të shëndetit të tyre dhe në interes kolektiv. Në fillim të gushtit, Mickoski njoftoi në faqen e tij në Facebook se ai tashmë ishte vaksinuar. Por disa ditë më parë, ai tha publikisht në televizion se ishte vaksinuar një ditë më parë. Sepse ai ndjehej “i kufizuar” dhe nuk mund të shkonte në kafene. Pyetja është tani kur u vaksinua Mickoski, në fillim të gushtit apo të martën, me 31 gusht? Me sa duket, shteti me masa e bindi anti-vakserin Mickoski të vaksinohej”, thuhet në reagimin e LSDM-së.