May 20, 2024
Maqedoni

LSDM: Mickoski tani ka një mundësi për të bërë diçka të dobishme për shtetin

LSDM përmes një kumtese tha se për një vit rresht VMRO-DPMNE bashkë me Levicen, i gënjyen dhe i trembën qytetarët me gjoja asimilim dhe bullgarizim të shtetit për të ardhur në fund që të pranojnë ndryshimet Kushtetutese.

Nga atje akuzuan liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, se nuk ka bërë asgjë as për shtetin, as për identitetin maqedonas. Sipas tyre, partia opozitare VMRO, nuk arritën të lobojnë në partitë e tyre simotra që të votojnë për rezolutën në Bundestagun gjerman.

“Mickoski dhe VMRO nuk mund të arrijnë asgjë pozitive, as për shtetin, as për qytetarët, as për popullin maqedonas. Por përkundër kësaj, Mickoski tani ka një shans të rrallë për të bërë diçka të mirë dhe të dobishme për shtetin dhe për të gjithë qytetarët. Pas pranimit të amendamenteve kushtetuese, Mickoski duhet të caktojë një ekip për vazhdimin e bisedimeve dhe së bashku të marrin vendimin për vazhdimin e rrugës evropiane”, theksohet në kumtesën e sotme të LSDM-së.