Llukarevska: Të punësuarit në DAP do të marrin pagë me 30% rritje
Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Lukarevska sot është mysafire në “SummerClick” në TV21.
E pyetur për grevën në DAP, ajo tha se të premten është arritur marrëveshje me Sindikatën dhe të punësuarit do të fitojnë rritje të pagave.
“Është nënshkruar marrëveshje kolektive të premten ndërmjet “Solidaritetit” dhe DAP-it dhe është marrë mendim pozitiv nga ana e Ministrisë së Financave”, tha Llukarevska.
Në pyetjen se kur të punësuarit do të fitojnë rritje, Llukarevska potencoi se që nga java e ardhshme pagat do të paguhen me 30% rritje.
Ajo sqaroi se marrëveshja është arritur në mënyrë kolegiale, transparente dhe nëpërmjet zgjidhjes së kontesteve./TV21/