April 29, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, Taravari prezentoi pjesë të kabinetit presidencial

Për Arben Tarvarin është legjitime që ASH-ja e krahut te Selës të futet në koalicionin me BDI-në në frontin evropian. Sipas Taravarit, është parë me kohë se si funksionar të ASH-së, janë afruar shumë me BDI-në dhe sipas tij nësë duan që BDI të vazhdon me pushtet në të përkrahin të njejtën.

“Shumë legjitime. Pavarësisht se si janë marrë vesh, unë e respektoj mendimin e çdo kujt. Unë këto dyshime i kam pasur edhe më parë, që ka afërsi dhe e kam thënë publikisht, ka afërsi të disa funksionarëve të ASH-së e BDI-në, por kjo nuk është diçka që është e jashtëzakonshme. Ata ashtu mendojnë, mendojnë që BDI-ja duhet të vazhdojë me pushtet dhe është shumë legjitime”, u shpreh kryetari i ASH-së,Arben Taravari.

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari paraqiti pjesën e dytë të kabinetit presidencial. Sipas Taravarit, përbërja e kabinetit të tij do të ndërtohet mbi parimet e gjithëpërfshirjes dhe meritokracisë, ndërsa pas 8 majit, Presidenca do të jetë institucion i hapur.

“Me këtë ekip të shkëlqyer profesionistësh të dëshmuar, kam besim të palëkundur se do t’i çojmë përpara idealet e VLEN-it, që në fakt janë reflektimi më i saktë i pritshmërive dhe shpresave të qytetarëve për ndryshim, prosperitet dhe mirëqenie për vendin dhe familjet e tyre. Me këta njerëz të vullnetit të mire, do t’i mposhtim sfidat para nesh dhe do të çbëjmë zullumin 22 vjeçar të partisë në pushtet. Prandaj them se NDRYSHIMI IA VLEN”, theksoi Taravari, transmeton TVM2.

Travari foli edhe për listat VLEN ku tha se deri të shtunën më së voni të dielën do të bën publike, ku tha se nga ana e ASH-së do të jenë emra të rinj që do garojn për përbërjen e re të Kuvendit.