April 29, 2024
Maqedoni

Lloga – Për herë të parë, rekomandimet e OSBE në Kodin Zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi në profiline tij në FB ka shkruar se ndjehet mirë që pas pesë muajsh, u mbajtë seanca e tretë e grupit të punës për reformat në legjislacionin zgjedhor me pikë në rendin e ditës – shqyrtimi dhe miratimi i tekstit përfundimtar të Kodit Zgjedhor, shkruan Lloga, përcjellë Top24

“Siç e dini, anëtarët e seancës së dytë më 07.06.2023 njëzëri e miratuan Rregulloren dhe u vendos që grupi punues të ndahet në 5 grupe më të vogla punuese.
Kodi Zgjedhor më 12 tetor 2023, iu dërgua të gjithë anëtarëve të grupit të punës. Versioni i punës i është dërguar edhe VMRO DPMNE-së në formë elektronike dhe me postë.
Reformat zgjedhore janë një nga sfidat kryesore, si dhe implementimi i të gjitha rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODIHR.
Ministria e Drejtësisë si institucion kyç e filloi këtë reformë të shumëpritur. Shfrytëzoj rastin t’ju informoj se rekomandimet e OSBE/ODIHR-it janë inkorporuar në versionin e punës dhe pres që në seancën e sotme të miratohet teksti i kodit në mënyrë që të respektohet e gjithë procedura. Jam veçanërisht i kënaqur që për herë të parë Kodi Zgjedhor nuk miratohet disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, siç ishte praktika me ciklet e kaluara zgjedhore, por gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve – pikërisht siç urdhërojnë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.