June 17, 2024
BallinaMaqedoni

Ljupço Palevski – Palço para gjykatës për vrasjen e dyfishtë

Ljupço Palevski – Palço sot pasdite është dërguar para gjykatësit për procedurë paraprake. Palevski dyshohet për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Ai doli për herë të parë para gjykatës në procedurë paraprake pas ekstradimit të tij nga Turqia, ku u arratis dhe më pas u kap nga policia e atjeshme.
Palevski është në dispozicion të autoriteteve vendase për të gjashtën ditë dhe ndodhet në burgun e Shutkës, pasi u ekstradua nga Turqia. Jo zyrtarisht, për akuzë ndaj Palevskit do të pritet, ndërsa për pjesën tjetër të të arrestuarve si bashkëpunëtorë në rrëmbim, më së voni deri më 2 qershor do të ketë akuzë.
Vllatko Keshishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski tashmë e kanë pranuar fajin dhe kanë çuar policinë në vendet ku janë varrosur të vrarët. Sipas ligjit të procedurës penale, të dyshuarit mund të mbahen në paraburgim para ngritjes së aktakuzës maksimum 180 ditë, i cili skadon më 2 qershor dhe për këtë duhet të akuzohen tre bashkëpunëtorët e dyshuar.
Pas dorëzimit, ata mund të mbahen në paraburgim edhe për dy vite të tjera. Mes të dyshuarve është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili po hetohet nëse ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij. Së fundmi Gjykata Supreme vendosi t’i shqiptojë arrest shtëpiak.
14-vjeçarja Vanja dhe 74-vjeçari Pançe u raportuan të zhdukur më 24 dhe 27 nëntor të vitit të kaluar. Trupat e pajetë u gjetën në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor. Pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar më 5 dhjetor, Palevski u arrestua në Balikeshir – Turqi.