May 10, 2024
Maqedoni

Liderët e partive nga Maqedonia arritën në vilën qeveritare tek kryeministri Edi Rama (Video)

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në mbledhjen që po zhvillohet në vilën qeveritare janë të pranishëm Ali Ahmeti i BDI-së, Arben Taravari-Aleanca për Shqiptarët, Menduh Thaçi-PDSH dhe Afrim Gashi-Alternativa.

Partitë shqiptare të RMV nesër në Tiranë, BESA bojkoton: Takimi për të shpëtuar qeverinë! Osmani: Rama, miku ynë

Nga partitë shqiptare ka refuzuar ftesën Besa e Bilal Kasamit.

Një ditë më parë nënkryetari i saj tha se mbledhja në Tiranë është për ti zgjatur mandatin qeverisë në RMV.

Gjithashtu e pranishme në takim është edhe Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.