April 27, 2024
Maqedoni

Edhe Ali Ahmeti del në teren, “kundërofanzivë” ndaj “Grupit të Zjarrit”

Më 14 janar, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpartiakët do ti nis takimet me strukturat lokale partiake në degët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me qytetarët në komunat përkatëse.

“Takimi i parë do të mbahet ditën e shtunë në Çegran të Gostivarit, me fillim në ora 19:00 në restoranin City.

Ju mirëpresim”, njoftojnë nga BDI.

Dalja e Ali Ahmetit në teren konsiderohet si kundërofanzivë ndaj “Grupit të Zjarrit“ që ka filluar takime me struktura të BDI-së nëpër komuna të ndryshme.