May 10, 2024
Maqedoni

Politikanët që agjërojnë do ta kuptojnë më mirë urinë që vjen nga varfëria!

Nga sot besimtarët myslimanë fillojnë muajin e agjërimit, muaj në të cilin pritet reflektim dhe pastrim nga mëkatet e shumta. Por, në të njëjtën kohë ky muaj është edhe pasqyra reale e secilës tavolinë që përgjatë tërë vitit është e mbushur me ushqime nga më të ndryshmet dhe atyre që nuk kanë se çfarë të vendosin në tavolinë. Nga këtu kuptohet edhe ndarja e shtresave të qytetarëve, që vështirë të gjendet shtresa e mesme, qytetarë të varfër dhe të pasur. Këto të fundit janë të rrallë. Por, ky muaj pritet të shërbejë edhe si shëmbëlltyrë reflektimi për të gjithë politikanët që agjërojnë të kuptojnë e ndjejnë më lehtë urinë që ndjejnë qytetarët nga varfëria e kapluar për tërë vitin. E ky reflektim i tyre duhet të shërbejë si nxitje për të punuar me dinjitet dhe sinqeritet të plotë në përmbushje të detyrës së tyre, në funksion të qytetarëve për t’ia rregulluar e lehtësuar jetesën dhe jo për të kundërtën, shkruan Zhurnal.

Ramazani muaj i devotshmërisë që duhet të shërbejë edhe për reflektim –

Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit filloi sot më 11 mars dhe përfundon me 9 prill. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.

Ky është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit. Në fund të ramazanit vjen Fitër Bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.

Por, nëse shohim nga perspektiva e qytetarëve të vendit tonë ky muaj është pasqyra reale dhe e saktë e urisë së qytetarëve që janë të kapluar nga varfëria ekstreme. Qytetarët e shtresës së mesme është e vështirë të gjinden në Maqedoninë e Veriut, nga kjo rezultojnë vetëm dy kategori shumë të pasur ose shumë të varfër. Këto të fundit fatkeqësisht janë më shumë në numër.
Prandaj, është e rrugës që politikanët që agjërojnë kanë kompetenca dhe mundësi reale për të ndikuar në jetën e qytetarëve ta kuptojnë ndjenjën e urisë që shumë qytetarë të varfër e përjetojnë jo rrallë herë. Le të jetë ky muaj shtytje për këta politikanë që të kryejnë funksionin e detyrave të tyre të lehtësojnë jetën e qytetarëve, të nxjerrin prej varfërisë dhe të krijojnë kushte për një jetë të dinjitetshme.

Kriza ekonomike thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut-

Më shumë se gjysma e popullsisë mendon se Maqedonia e Veriut nuk është në rrugën e duhur. Sipas sondazhit të fundit të Market Vision, rreth 60.25 për qind janë të bindur se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Vetëm 9.20 për qind janë shprehur pozitivisht, ndërsa 27.70 për qind e të anketuarve janë të mendimit se qëndron në vend. Të anketuarit nga përkatësia etnike maqedonase, në krahasim me të anketuarit e përkatësisë etnike shqiptare, në masë më të madhe besojnë se vendi po lëviz në drejtim negativ – 66,1% kundrejt 47,3%.

Si një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Maqedonia, për të cilën pothuajse gjysma e të anketuarve, gjegjësisht 44,1 për qind kanë deklaruar se është varfëria, më konkretisht ekonomia, inflacioni dhe ulja e aktivitetit ekonomik. Në këtë periudhë të vështirë privimi, qytetarët duket se nuk shohin dritë në fund të tunelit. Çmimet e shtrenjta pas tregjeve, tregjeve, mirëmbajtjes nga 1 në 1, të anketuarit dhe pastaj e presin atë, edhe në një formë më të keqe. Mbi 80% besojnë se çmimet e produkteve vazhdojnë të rriten. Në të njëjtën kohë, 31.3% e të anketuarve presin që standardi i tyre i jetesës të përkeqësohet në gjashtë muajt e ardhshëm.
Kjo anketë tregon gjithashtu se krimi i shoqërisë maqedonase mbetet krimi, korrupsioni dhe mosfunksionimi i sistemit juridik. Pothuajse 30 për qind e popullsisë e ka dhënë këtë përgjigje. Një e dhënë më e frikshme është se shumica ose 87.1% e të anketuarve besojnë se korrupsioni në vend është në rritje, pra është më i lartë se vitin e kaluar. Krimi dhe korrupsioni ishin gjithashtu një nga pikat kryesore që Komisioni Evropian i vuri në dukje dhe paralajmëroi në raportin e tij, i cili sipas ekspertëve ishte një nga raportet më të këqija që ka marrë Maqedonia e Veriut.

Zbutja e nivelit të papunësisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e e fushave të ndryshëm.