May 3, 2024
Maqedoni

Rritja e çmimeve, ASh propozon uljen e akcizës për karburante dhe uljen e TVSH-së

Nga Aleanca për Shqiptarët propozojnë uljen e akcizës së derivateve të naftës me qëllim zbutjen e çmimit për qytetarët. Nga ASh gjithashtu kërkojnë që Qeveria të ul edhe TVSH-në në 5 për qind.

“Ulja e akcizës nga 22 denarë për benzinën në 15 denarë, si dhe për dizelin nga 15 denarë që është aktualisht, në 9 denarë. 2. Ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH-së, nga 18% në normën preferenciale prej 5 %, njëjtë siç vepruan me çmimin e energjisë elektrike që poashtu ishte propozim i Aleancës për Shqiptarët dhe rezultoi pozitivisht edhe pse fillimisht Qeveria ishte skeptike dhe refuzonte. 3. Pasi çmimet në bursat botërore çdo ditë po shënojnë rritje, propozojmë që qeveria të aplikojë ngrirje për taksat e akcizat, në nivelet e çmimit të para një jave ( 28.02.2022 ), pra të aplikojë limit maksimal të çmimit për këta tregues. 4. Të ulet në minimumin e mundshëm edhe marzha e tregtimit nga shitësit me pakicë”.