May 7, 2024
Maqedoni

Lëvizja BESA kremtoi në Manastir 9 vjetorin e themelimit, Kasami: Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë, vazhdojmë më të fuqishëm

Lëvizja BESA në qytetin e Manastirit sot festoi nëntë vjetorin e themelimit të partisë, e cila përkon pikërisht me ditën e alfabetit
shqip.

Të pranishëm në këtë organizim ishin anëtarët e kryesisë, kuvendarë, anëtarët e degës së Manastirit dhe zones numër pesë.

Kryetari i Lëvizjes BESA mestjerash në këtë manifestim tha se para 9 vite shpërshqiptarët e Maqedonisë së Veriut u shfaq drita e shpresës, u themelua Lëvizja BESA, si një force politike autentike që me përgjegjësi, ndershmëri dhe përkushtim maksimal do të artikulojë këtë pozicion të nëpërkëmbur të shqiptarëvedhe do të shpalosë një vision tjetër për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të bazuar në dinjitetin kombëtar dhe në afirmimin e vlerave më të mira të politikbërjes.

Më poshtë keni të bashkangjitur edhe fjalimin e plotë te kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasamit.

Të nderuar anëtarë të kryesisë,
Të nderuar kuvendarë,
Të nderuar të pranishëm

Përvjetorët janë një rast i mirë për të rikujtuar një rrugë të ecur bashkërisht, një moment reflektimi për gjithë atë angazhim të
pakursyer dhe thellësisht të përkushtuar.
Lëvizja BESA lindi në një situatë të trazuar politike, në një moment kurshqiptarët e Maqedonisë së Veriut ndodheshin përpara një zhgënjimi të thellë të qeverisjes së atëhershme, e cila kishte krijuar plagë të thella padrejtësish të panumërta për shqiptarët.
Pikërisht, në kohën e këtij deprimi të madh, në kohën e padrejtësive të njëpasnjëshme, të burgosjeve politike dhe diskriminimit të
jashtëzakonshëm në ekonomi, arsim, kulturë dhe në të gjitha sferat tjera të jetës institucionale, saktësisht para 9 vitesh, në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, lindi Lëvizja Besa, një organizim politik, që do
t’ua kthejë shpresën e humbur shqiptarëve. Para 9 vitesh, për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut u shfaq drita e shpresës, u themelua
Lëvizja Besa, si një forcë politike autentike që me përgjegjësi, ndershmëri dhe përkushtim maksimal do të artikulojë këtë pozicion të
nëpërkëmbur të shqiptarëve dhe do të shpalosë një vizion tjetër për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të bazuar në dinjitetin kombëtar dhe
në afirmimin e vlerave më të mira të politikbërjes.

Lëvizja BESA shfaqet si vullnet i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ndryshim për t’i dhënë fund regjimit njëpartiak të BDI-së dhe për t’i dhënë fund nëpërkëmbjes së shqiptarëve në të gjitha sferat. Lëvizja BESA vjen në këtë kohë jo vetëm për ta artikuluar këtë padrejtësi të vazhdueshme, por vjen e mobilizuar me aksione konkrete kundër regjimit të athershëm, e cila gjë dëshmohet me protesta e para për
drejtësi të organizuara në qershor të vitit 2015, ndërsa në maj të vitit 2016 Lëvizja BESA i priu edhe protestës më të madhe të organizuar
ndonjëherë dhe që i dha goditjen e fundit atij regjimi, për të cilën gjë në zgjedhjet që u mbajtën disa muaj më pas shqiptarët i dhanë afërsisht 60 mijë vota.

Në këtë mënyrë Lëvizja Besa u shëndërrua në parti që arriti t’i artikulojë
kërkesat e shqiptarëve për barazi të plotë në Maqedoninë e Veriut.
Pikërisht ky vullnet politik i shqiptarëve tashmë kishte zërin e vetë në
parlament, një zë i shpresës dhe interesit kombëtar të nëpërkëmbur,
por edhe një zë kundër korrupsionit dhe kundër çdo dukurie negative
të pushtetit.
Sigurisht, rrugëtimi i Lëvizjes BESA nuk ka qenë i lehtë. Ky rrugëtim
është përballur me shumë sfida, me shumë sulme, të cilat kanë tentuar
që ta shuajnë zërin autentik të BESËS, por pavarësisht kësaj, gjithmonë
me energji të reja, me vullnet të pashoq, Lëvizja BESA ka arritur që të
ngritet mbi këto sulme duke sjellë në skenën politike dritën e progresit
dhe të ndershmërisë politike.
Pas çdo sulmi Lëvizja BESA ka dalë më e fortë dhe është shndërruar në
forcë politike, së cilës shqiptarët i kanë besuar. Kjo është dëshmuar me
zgjedhjet e fundit lokale, me fitoren e Tetovës dhe të Zhelinës. BESA
dëshmoi se tashmë është një parti serioze me një platformë të qartë
kombëtare dhe zhvillimore në të gjitha drejtimet. Shqiptarët e njohën
vizionin e Lëvizjes BESA dhe i’u bashkuan këtij vizioni me shpresën e
madhe për ndryshim siç mund të dëshmohet me punën tonë që e kemi
bërë brenda kësaj periudhe të qeverisjes me këto dy komuna.
Ky shembull i qeverisjes së mirë, i ka shtuar radhët e Lëvizjes BESA, e
cila tashmë është zëri autentik i shpresës së shqiptarëve, i artikulimit
politik dhe i dinjitetit kombëtar në Maqedoninë e Veriut.

Të nderuar të pranishëm, është e pamundur që në një fjalim të
përfshihen të gjitha momentet dhe aspektet e rrugëtimit tonë, sepse ka
qenë një rrugëtim i vështirë me shumë goditje që kanë ardhur nga
shumë anë, por ne kemi qëndruar në rrugën tonë të përcaktuar me
platformën politike, e cila artikulon padiskutim barazinë e plotë të
shqiptarëve në shtet dhe progresin e vazhdueshëm drejt vlerave
europiane, që mbetet një synim i përhershëm i yni.
Ne tashmë jemi zëri i fuqishëm i vullnetit të shqiptarëve në
Maqedoninë e Veriut. Lëvizja BESA ka vizionin, energjinë dhe gjithë
përkushtimin për të çuar përpara kauzën kombëtare për barazi të
shqiptarëve dhe ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e vlerave evropiane.
Lëvizja BESA mbetet e përkushtuar në këtë angazhim dhe e palëkundur
në parimet politike të funksionimit që nënkuptojnë, drejtësi, mirëqenie,
demokraci, zhvillim ekonomik dhe mbi të gjitha dinjitet kombëtar.
Sigurisht, Lëvizja BESA si pjesë e bllokut opozitar, si pjesë e Lidhjes
Evropiane për Ndryshim angazhohet fuqishëm për rotacion politik të
pushtetit, që në këtë mënyrë shqiptarët përfundimisht të fitojnë
pozicionin e duhur në shtet në rrugën e afirmimit dhe të
institucionalizimit të vlerave kombëtare dhe demokratike.
Të rinjtë e BESËS kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë forca e mobilizimit,
energjia e pazëvendësueshme që i çon para proceset drejt progresit
dhe zhvillimit të përgjithshëm.
Lëvizja BESA mbetet e përkushtuar në rrugën e afirmimit kombëtar dhe
demokratik, në rrugën e artikulimit të të gjitha padrejtësive për
shqiptarët në rrugën e luftimit të korrupsionit dhe në rrugën e
përvetësimit të vlerave dhe standardeve evropiane.

Ky përvjetor na gjen shumë të fuqishëm, sepse dita-ditës radhët tona
po rriten dhe njerëzit tashmë i besojnë përkushtimit dhe ndershmërisë
sonë. E ardhmja i takon Lëvizjes BESA, vizionit politik të shpallur që në
ditën e themelimit, barazi e plotë për shqiptarët dhe progres i
gjithanshëm shoqëror.

https://www.facebook.com/share/i9VaekubLSYVJYSD/?mibextid=I6gGtw