June 2, 2024
Maqedoni

Lëndohet rëndë një i mitur në Dobrosht

Pardje (17-mars) rreth orës 17:30, në atarin e fshatit Dobrosht të Tetovës, në lokalitetin ,,Orman”, një i mitur nga ky fshat që drejtonte një katër cikël me shenjat e regjistrimit të Tetovës, pronë e babait të tij, ka humbur kontrollin duke lëvizur në fusha, është rëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa bashkëudhëtari i tij gjithashtu një i mitur ka përfunduar me lëndime trupore. Inspektimin në vendin e ngjarjes, dje (18-mars) është kryer nga një ekip i SPB-Tetovë.TS