May 25, 2024
Maqedoni

Lëndohet në punë automekaniku i NQP Shkup!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, një automekanik i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik Shkup është dërguar në Spital me lëndime që i ka marrë gjatë orarit të punës.

“Më 01.12.2021 në ora 11,15 në SPB Shkup është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Klimenti i Ohrit”, me lëndime është sjellë M.I.(44) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ai është lënduar rreth orës 10:30 derisa ka qenë duke i kryer detyrat e punës në servisin automekanik të NQP Shkup, ku është i punësuar. Për ngjarjen është njoftuar edhe inspektori i punës, kurse ekspertizë ka kryer ekipi i SPB Shkup”, thuhet në njoftim.