May 1, 2024
Maqedoni

LD: Rruga Tetovë-Prizren do të bëhet, por jo me BDI-në! Ata duhet të kryejnë 2 km në rrugën Shkup-Bllacë

Nga Lëvizja Demokratike kanë reaguar pas vizitës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, ku u diskutua për rrugën Tetovë-Prizren, përcjell TV21. Nga partia e Izet Mexhitit thonë se para kësaj rruge, BDi duhet të realizojë 2 km e parë në rrugën Shkup-Bllacë.

“Kjo rrugë gjithsesi do të bëhet, por jo me BDI-në, e cila, gjë që është e pritshme, tenton ta përvetësojë si projekt partiak. Ndaj para se të flasin për këtë projekt madhor, të zëshmit e BDI-së, duhet t’i kryejnë ato dy kilometra të rrugës Bllacë – Shkup, që me vite nuk kryhen. Duhet t’i kryejnë punët e tunelit disa dhjetëra metra që me muaj të tërë është bërë makth i vërtetë për ata që marrin rrugën drejt Kosovës apo anasjelltas. Gjithsesi do të duhet t’i sqarojnë edhe skandalet korruptive lidhur me Korridorin 8”, thonë mes tjerash nga LD./tv21.tv