Filipçe: Gjendja me virusin është stabile, s’ka nevojë për masa restriktive

Është konfirmuar edhe një rast tjetër i variantit Delta, ndërsa pacienti është në spitalin e Velesit. Po ashtu priten rezultate edhe për katër pacientë të tjerë. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipce. Këto pacientë siç tha ministri nuk dihet nëse kanë udhëtuar jashtë shteti dhe nuk kanë qenë të vaksinuar.

Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë

“Ditën e djeshme është konfirmuar edhe një rast me llojin Delta, ndërsa sot priten rezultatet edhe për katër të tjerë. Që të katërt janë duke u trajtuar këtu në Shkup, ndërsa njëri prej tyre ka pasqyrë më të rëndë klinike dhe është në një aparat respirator, të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme. Nëse vërtetohen edhe këto katër raste, do të bëhen tetë raste në vend që nuk kanë lidhshmëri njëri me tjetrin”.

Lidhur me fëmijët që kërkuan ndihmë mjekësore në spitalin e Gjevgjelisë, ai tha se nuk ka vend për panik dhe nuk ka lidhje me Covid, por është thjeshtë në virus infektiv.

Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë

“Ka përfunduar kontrolli në tërësi dhe janë bërë të gjitha analizat nga strishot. Bëhet fjalë për virus infektiv. Tani jemi duke bërë analizat nëse ka lidhje kjo me Covid. Për këtë te çdo fëmijë kemi bërë test serologjik, se nëse kanë prezencë të antitrupa për shkak se kanë kaluar virusin pa ndonjë simptomë”.

Numri i personave të infektuar me variantin Delta ka shkuar në 11.

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut do ta shqyrtojnë mundësinë që ata që nuk pranojnë të vaksinohen, shërbimin shëndetësorë për Covid-19, nuk do ta kenë flas. Këtë mendojnë ta fusin në funksion nga muaji shtator. Ministri Filipçe, tha se deri atëherë theksi do të jetë në fushatën mbi rëndësinë e vaksinimit të popullatës.

Deri dje janë vaksinuar 408 953 qytetarë, ndërsa numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza është rreth 250.000 mijë.