July 27, 2024
Maqedoni

Rrufeja vrau 32 copë dhi (Video)

Një rrufe ka goditur një tufë me dhi në një fshat të Krujës, ku si pasojë kanë ngordhur 32 prej tyre ndërsa çobani ka shpëtuar mrekullisht.

Burime të Top Channel, kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar të zotin e bagëtive, i cili është shprehur se të gjithë kafshët janë groposur tashmë dhe se kërkon ndihme nga Drejtoria e Bujqësisë në Krujë dhe nga Bashkia, pasi ishin burimi i vetëm i të ardhurave për familjarët e tij.

“Unë quhem Nel Deka, kam një hall. Unë kam pasur dhitë në pyll duke kullotur, djali me to 17 vjeç Ka rënë rrufeja tek dhitë, djali ka ngritur nja tre krerë, 32 koka ngordhën, i ka mbyt rrufeja. Më mori djali në telefon e kam shkuar me kryeplakun në vend, kanë ardhur dhe njerëz të tjerë, më pas kam lajmëruar, e të nesërmen ka ardhur veterinaria e bashkisë Krujës.

Kujt i përket kafka e gjetur në Berat? Policia jep DETAJE: Në një qese plastmasi…

15-vjeçari rrezikon të mbytet në Tale, transportohet me urgjencë në spital

Si kurrë më parë, Euro bie “përtokë”/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane
I kemi gropos të gjitha të matrikulluara një për një. Vlera e të gjithave mund të jetë 5 milionë e sipër. Unë mbaj familjen me qumështin e tyre, ushqej fëmijët. Unë jam shumë i dëmtuar por mbi të gjitha të kem çunin. Unë kërkoj një ndihmë meqë jam pa shtëpi e jam me hall sa të jetë mundësia.

I kërkoj drejtorisë së bujqësisë meqë i kam pasur dhitë e matrikulluara, të më dëmshpërblejnë. I bëj thirrje Bashkisë Krujë të më ndihmojnë sa të kenë mundësi se unë me këto dhi mbaj familjes.”- tha i zoti i kopesë.