Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë tonë. Pas rreth një muaji kërkimesh, familjarët kanë konfirmuar se Valentin Volaj, 23-vjeçari nga Malësia e Madhe qe ishte shpallur i zhdukur në Gjermani, eshté gjetur pa shenja jete.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike rrethanat e sakta të ngjarjes. Autoritetet gjermane pritet te hedhin dritë mbi shkaqet e humbjes së jetës së të riut.
Kujtojmë se Valentin Volaj ishte raportuar i zhdukur nga familjarët me 9 nëntor, pasi kishte dalë nga banesa ku jetonte në Bremen rreth orës 4 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më.

