May 7, 2024
Maqedoni

Lajm i dhimbshëm: Ndërroi jetë ushtari shqiptar nga Kumanova

NDËRROI JETË SABIT AJETI NGA VOJINOVIÇI i KUMANOVËS, USHTARI PROFESIONIST I ARM-SË

30 janar 2022 – Sabit Ajeti, ushtar profesionist në armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë dje në shtëpinë e tij në fshatin Vojinovic.
“Vdekja e tij ka ardhur nga infarkti.
Ndihma e shpejtë erdhi menjeherë, por nuk mundi të bëj asgje, pasi kaq e kishte pasur jetën”, deklaroi i mërzitur kusheriri i tij, Jahi Ajeti për Open-TV.

Sabit Ajeti ka lindur me 6 shkurt të vitit 1986. Për 15 vite ka shërbyer si ushtar profesionist në kazermën “Ilinden” në Shkup. Sabiti nuk ka qenë i martuar, ndërsa të dy prindërit i ka të gjallë.

Sabiti ka qenë një djal i urtë, i qetë dhe i dashur për të gjithë. I tillë shkoi edhe në botën tjetër.

Varrimi i Sabit Ajetit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Vojinovic pas namazit të Ikindisë.

Stafi i Open-TV iu shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë shokëve të tij me rastin e humbjes
së njeriut të tyre më të dashur./Open-TV/