May 15, 2024
Maqedoni

Aksion i madh policor dhe bastisje, konfiskohen armë dhe municion (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut nga ora katër e mëngjesit deri në orën tetë janë bërë bastistje në më tepër lokacione në shtet, ku janë gjetur armë, ndërsa janë arrestuar dhjetë persona.
“Janë kontrolluar 160 lokacione në rajonin e të gjithë sektorëve të ministrisë së punëve të brendshme, janë ndaluar 10 persona, ndërsa pesë janë arrestuar. Gjatë kontrollit janë marrë 18 copë armë dhe 111 plumba”, thuhet në njoftimin e MPB-së, përcjell SHENJA.
Kundër personave që kanë bërë veprën penale pas dokumentimit të plotë të rastit do të ketë kallëzim penal adekuat.