April 30, 2024
Maqedoni

Lajçak: Kontesti i Maqedonisë dhe Bullgarisë ndikon negativisht ndaj Prishtinës dhe Beogradit

Përfaqësuesi i Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun midis Kosovës dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak deklaroi se bllokimi i Maqedonisë për shkak të Bullgarisë ndikon negativisht ndaj vendeve fqinje, posaçërisht për Prishtinën dhe Beogradin.

Lajçak sot bashkërisht me zëvendës përfaqësuesin e Departamentit Shtetëror të SHBA-ve për Evropë, Gabriel Escobar, u përgjigjën në disa pyetje në kuadër të konferencës së organizuar nga ana e Qendrës Evropiane për Politikë.

Në pyetjen e MIA-s se si e sheh bllokimin e Maqedonisë së Veriut për fillim të bisedimeve për anëtarësim, Lajçak tha se situata ka pasoja negative ndaj dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe bëri thirrje për zgjidhje sa më të shpejt të kontestit.

“Kuptohet se kjo ka pasoja ndaj dialogut dhe këto pasoja janë negative. Fakti që Maqedonia e Veriut nuk nisi bisedimet me BE-në, negativisht ndikoi ndaj kredibilitetit të BE-së në rajon. Me këtë unë u ballafaqova në vizitat e mia dhe nuk do të përmirësohet deri sa Maqedonia dhe Shqipëria nuk nisin bisedimet”, tha Lajçak.

Ai tha se BE duhet të përmbush premtimin ndaj atyre vendeve që i kanë përmbushur kushtet.